Pasi që dje mësoi kundërshtarin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Partizani tani ka mësuar edhe kundërshtarin që do ta ketë përballë në raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare.
Në raundin e parë Partizani do të përballet me bjellorusët e Bate Borisovit, kurse në rast fitoreje, kampioni i Shqipërisë do të përballet me Aris Limassolin nga Qipro.
Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen më 25/26 korrik dhe 1/2 gusht.
Aris Limassol (Qipro) – Fituesi i ndeshjes mes Partizanit dhe Bate Borisov.