UBT News

Parlamentit të Serbisë “i vihet flaka”, Ana Bërnabiq fajëson Albin Kurtin për situatën!

Ndërkohë që Parlamenti i Serbisë është përfshirë në kaos dhe përplasje, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar me një fjalim të ashpër ku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, konkretisht Albin Kurtin, për përkeqësimin e situatës. Ajo ka deklaruar se gjithë përgjegjësia për tensionet e sotme në Serbi është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bërnabiq ka theksuar se veprimet e Kurtit kanë sjellë përshkallëzimin e krizës, duke përmendur ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e rajonit. Ajo ka akuzuar Kurtin për nxitjen e tensioneve dhe ka thënë se situata aktuale është pasojë direkte e veprimeve të tij në Kosovë, duke iu referuar veprimeve që sipas saj kanë shpërthyer tensionet me serbët në veri të Kosovës dhe kanë kontribuar në destabilizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ana Bërnabiq tha: “Për këtë situatë sot këtu, i gjithë faji është te Albin Kurti. Ky nuk është fundi, ne do të gjejmë zgjidhje për vendin tonë dhe popullin. Ky nuk është fundi për ne, le ta dijë Kurti. Le të jetojë Serbia, dhe kurrë Kurti nuk do të arrijë të ndalë zhvillimin e këtij shteti.”

Në Kuvendin e Serbisë ka shpërthyer një kaos i madh, ku janë regjistruar rrahje brutale ndërmjet deputetëve. Situata është përshkallëzuar, duke shkaktuar një atmosferë kaotike dhe tensione të larta. Sirenat kanë shpërthyer në çdo kënd të sallës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancave dhe duke penguar qeveritarët të flasin. Ky incident ka tronditur rëndë mjedisin politik dhe ka shkaktuar një valë shqetësimi në radhët e deputetëve dhe opinionit publik./UBTNews/

Exit mobile version