Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka votuar për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin START, që ka qëllim reduktimin e armëve bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi masën në një fjalim të madh.
Pezullimi u miratua unanimisht në Duma, sipas TASS. Miratimi i parlamentit është një formalitet pas vendimit të Putinit se Rusia do të ndalojë zyrtarisht angazhimin e saj.
Ndërsa Rusia nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti, ajo duket se po zyrtarizon pozicionin e saj aktual; për muaj të tërë, zyrtarët amerikanë kanë qenë të frustruar për mungesën e bashkëpunimit të Rusisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quajti vendimin e Putinit të martën “thellësisht i pavend dhe të papërgjegjshëm”./UBTNews/