Parlamenti i Italisë mblidhet për herë të parë të enjten që kur e djathta ekstreme fitoi zgjedhjet muajin e kaluar, një hap kyç në procesin e formimit të një qeverie.
Partia Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit, e cila ka rrënjë neofashiste, siguroi 26 për qind të votave në sondazhet e 25 shtatorit. Por ajo mund të formojë një qeveri vetëm me aleatët e saj të përçarë, Matteo Salvinin dhe Silvio Berlusconin.
Të tre liderët janë duke u grindur për formimin e një kabineti të aftë për të menaxhuar një mori sfidash me të cilat përballet ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.
Partia Vëllezërit e Italisë nuk ka përvojë në qeverisje – ajo fitoi vetëm katër përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2018 – por ajo ka kërkuar të sigurojë investitorët se mund të përballojë presionin.
Fondi Monetar Ndërkombëtar këtë javë parashikoi se presionet do ta shtynin Italinë në recesion vitin e ardhshëm, së bashku me Gjermaninë./UBTNews/