Parlamenti i Portugalisë po heton pretendimet për një sulm të mundshëm kibernetik në faqen e tyre të internetit gjatë zgjedhjeve legjislative të vendit.
Një grup hakerash pretendoi se kishte fituar akses në faqen e internetit të parlamentit portugez dhe kishte “vjedhur informacione të ndjeshme”.
Një zëdhënës ka thënë se ata po hetonin një sulm të mundshëm kibernetik, por tha se “aktualisht nuk ka asnjë provë” për një të tillë.
Departamenti i IT-së i parlamentit “po përdor të gjitha mjetet për të hetuar çështjen”, tha João Amaral, drejtor i komunikimit, për agjencinë e lajmeve LUSA. Të gjitha informacionet në faqen e internetit të parlamentit portugez “është publike dhe transparente”, shtoi ai.
Mediat portugeze kanë raportuar se një sulm kibernetik është kryer nga Grupi Lapsu$, i cili më parë kishte në shënjestër organizatat kryesore mediatike të vendit./UBTNews/