UBT News

Parlamenti francez autorizon rikthimin e veprave të artit te familjet hebreje

15 vepra arti, përfshirë këtu pikturat e Gustav Klimt dhe Marc Chagall, do t’u kthehen trashëgimtarëve të familjeve hebreje, pasi parlamenti francez votoi unanimisht pro rikthimit të veprave të artit, të martën mbrëma.

Pas votimit unanim të Asamblesë Kombëtare më 25 janar, Senati – i dominuar nga e djathta – e vërtetoi këtë tekst me një ngritje dore nën duartrokitjet e këtyre trashëgimtarëve ose përfaqësuesve të tyre të pranishëm në galeri.

Njëmbëdhjetë piktura dhe një punim dylli i konservuar në Muzeun e Luvrit, Musée d’Orsay dhe Musée du Château de Compiègne, si dhe një pikturë nga Utrillo e ruajtur në Musée Utrillo-Valadon (“Carrefour à Sannois”), janë gjithashtu pjesë e veprave të artit që do të rikthehen./UBTNews

Exit mobile version