Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të BE-së kundër forcave iraniane të sigurisë për përdorimin e forcës së tyre “të përhapur, të qëllimshëm dhe joproporcional” kundër demonstruesve.
“Përgjigja e forcave të sigurisë dhe policisë iraniane ndaj protestave ka qenë e dhunshme, e padiskriminuar dhe e pakontrolluar dhe ka rezultuar në humbje të konsiderueshme jetësh si dhe në një numër të madh të lëndimeve”, thanë eurodeputetët në një rezolutë jodetyruese të miratuar të enjten.
Irani është përfshirë nga protestat në rrugë që kur 22-vjeçarja Mahsa Amini u vra në rrethana të dyshimta pasi u arrestua nga policia famëkeqe morale e vendit, e cila ka për detyrë të zbatojë një interpretim të rreptë të ligjit të sheriatit.
Republika Islamike e Iranit është tashmë nën një regjim të rëndë sanksionesh perëndimore, të cilat janë në qendër të negociatave për të ringjallur marrëveshjen bërthamore./UBTNews/