Boksieri Joseph Parker ka kërkuar zhvillimin e një lufte të re me Andy Ruiz Jr.
Parker luftoi me amerikanin në dhjetor të vitit 2016 dhe doli fitimtar me vendim të shumicës për titullin WBO.
30-vjeçari tani ka ftuar Ruiz Jr për një tjetër luftë pasi të dy boksierët e peshave të rënda kërkojnë të kthehen në garën e titullit botëror.
“Kush është i interesuar për këtë revansh me Andy Ruiz Jr? Ekipi im është i gatshëm vëlla. Le ta bëjmë atë të ndodhë!”, ka shkruar Parker në “Twitter”.
Dy humbjet e vetme të Parkerit në karrierë kanë ardhur kundër britanikëve Anthony Joshua dhe Dillian Whyte. Ai së fundmi bëri paraqitjen më të mirë në karrierë për të mposhtur Dereck Chisoran.
Ruiz Jr tronditi kategorinë e peshave të rënda kur mundi Anthony Joshuan në vitin 2019, përpara se Joshua të kthehej për të fituar përsëri disa muaj më vonë.
Meksiko-amerikani kohët e fundit u rikthye në ring për një përballje kundër Chris Arreolas majin e kaluar, ku vulosi një fitore me pikë ndaj rivalit të tij veteran.
Menaxheri i Parker-it, David Higgins, tha në fillim të këtij muaji se një revansh kundër Ruiz Jr mund të jetë në plan dhe gjithashtu la të kuptohet një luftë e dytë kundër Dillian Whyte në të ardhmen.
“Një revansh me Andy Ruiz Jr do të ishte fantastike”, kishte thënë Higgings.