UBT News

Paris Saint-Germain po harton planin për merkaton e verës

Vendimi i Mbappes për t’u larguar nga klubi do të çojë në një ristrukturim më të thellë skuadrën franceze sesa thjesht zëvendësimi i një lojtari.

Klubi parisien do të tentojë të nënshkruajë me disa lojtarë që do ta përforcojnë skuadrën, por nuk do të fokusohet vetëm në forcimin e repartit të sulmit, por edhe atë të mesfushes e mbrojtjes.

PSG kishte qenë pesimist për një kohë të gjatë dhe tashmë po punon për një skenar pa Mbappen. Thjesht ishte pritja që ai të komunikonte vendimin e tij.

Sipas L’Equipe, Xavi Simons është një nga alternativat kryesore në listë për sulmin, por edhe Victor Osimhen, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2026.

Megjithatë francezët do të përballen me Aurelio De Laurentiis, presidentin e klubit italian, me të cilin negociatat janë gjithmonë të komplikuara dhe me konkurrencë nga disa skuadra të Premier Ligës që janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin.

Përveç nigerianit, të cilin Luis Campos tashmë e solli në Lille, ata kanë në mendje edhe emrin e Mohamed Salah nga Liverpooli dhe Rafael Leao nga Milani.

Në këtë ide për të përforcuar më shumë linja përveç sulmit, një nga dëshirat e kahershme të PSG-së është Bernardo Silva. Ndërsa, një tjetër emër në listë është edhe ai i Joshua Kimmich e Gavi nga Barcelona, që pëlqehet nga trajneri Enrique.

Sa i përket mbrojtjes, Leny Yoro, është një nga emrat që mund të përforcojë vijën mbrojtjës së PSG-së. Mbrojtësi vlerësohet në rreth 60 milionë euro dhe për shërbimet e tij ka konkurrencë të madhe./UBTNews/

Exit mobile version