Komiku i famshëm, Marlon Wayans, ka rrëfyer se komedia e popullarizuar “White Chicks” është frymëzuar nga motrat e njohura, Paris dhe Nicky Hilton.
Komedia e vitit 2004 ndjek dy agjentë afro-amerikanë të FBI-së, të maskuar si dy bionde për të zbuluar një komplot rrëmbimi.
Në një postim në Instagram, Marlon ka deklaruar se ai dhe vëllai i tij, Shawn Wayans, i cili luajti me të në film, panë motrat Hilton në kopertinën e revistës dhe pjesa tjetër është histori.
Ai ka treguar se vëllai e kishte thirrur në 3:00 të mëngjesit duke i thënë: “Marlon, duhet t’i luajmë ‘zoçkat e bardha’” që përfundimisht u bë edhe titulli i filmit (“White Chicks”).
Pasi pa fotografinë e motrave Hilton në kopertinën e revistës në fjalë, Wayans tha se atëherë e kuptoi atë që donte të thoshte vëllai i tij: “Unë e kuptova menjëherë. Ato ishin aq të famshme në atë kohë dhe pasqyronin kulturën popullore”.
“Prandaj, faleminderit Paris dhe Nicky që jeni muza”, shtoi Wayans në postimin e tij, duke shkruar, “Kur ta xhirojmë vazhdimin, duhet të shkojmë së bashku për shoping”.