Në ditën e katërt të Lojrave Olimpike “Paris 2024”, organizatorët kanë vendosur të shtyjnë garën e triatlonit për meshkuj për 24 orë, pasi cilësia e ujit në Senë nuk është në parametrat e duhur për të mbajtur një garë të sigurtë për triatletët.
Gara e triatlonit ishte e programuar të zhvillohej sot në orën 08:00, por për shkak të niveleve të larta të bakterit Esheria Kolit në ujin e Senës, organizatorët vendosën që të shtyhet për të shmangur rreziqet për shëndetin e pjesëmarrësve. Ky vendim erdhi pasi instiutet shëndetësore konstatuan se cilësia e ujit nuk ishte në përputhje me standardet e sigurisë.
Nënvizohet se reshjet e forta të shiut kanë kontribuar në rritjen e nivelit të bakterit në lumin Senë, duke bërë që organizatorët të kthehen në planifikim për të siguruar kushtet e duhura për garën.
Triatloni për meshkuj do të zhvillohet tani në datën dhe orën e shtyrë, duke u siguruar që të gjitha masat dhe standardet e sigurisë të respektohen për të garantuar shëndetin dhe mirëqenien e triatletëve./UBTNews/