UBT News

Paratici e pëson keq nga FIFA

Fabio Paraticit i është shtrirë ndalimi për të ushtruar detyrën e tij në futbollin italian, në një dënim në mbarë botën nga FIFA.

Paratici ishte njëri nga pjesëtarët e stafi të Juventusit që u gjetën fajtorë për kontabilitet të rremë.

Paraticit iu ndalua ushtrimi i detyrës në Itali, por FIFA e ka anuluar këtë vendim duke thënë se ndalesa do të jetë në krejt botën, gjë kjo e cila tani do të prek rolin aktual të tij si drejtor sportiv te Tottenhami.

FIFA e bëri këtë gjë të ditur sot në mëngjes përmes një komunikate zyrtare.

“FIFA mund të konfirmojë se pas një kërkese të FA italiane (FIGC), kryetari i komitetit disiplinor të FIFA-s ka vendosur të zgjasë sanksionet e vendosura nga FIGC ndaj disa zyrtarëve të futbollit që të kenë efekt në mbarë botën”, shkruante në komunikatën e FIFA-s.

Juventusit iu hoqën 15 pikë në muajin janar pas një hetimi të gjatë në kontabilitetin e klubit.

Exit mobile version