UBT News

Parashikimi i motit

Vendi ynë vazhdon të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit. Moti do të jetë kryesisht me diell gjatë paradites.

Në orët e pasdites parashikohet edhe rrebeshe shiu në disa zona të caktuara, kryesisht në veriperëndim të vendit.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Exit mobile version