Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se në mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.