Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Herë pas here priten reshje apo rrebeshe lokale shiu kryesisht orëve të hershme të mëngjesit dhe pastaj orëve të mbrëmjes dhe natës së ardhshme kur pritet një valë shiu që mund të përfshijë gati tërë vendin.
Temperatura pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, me rrebeshe lokale shiu, por edhe me intervale të gjata kohore me diell.
Të premten dhe të shtunën rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa reshjet mbesin të izoluara. Të dielën rrebeshe më të përhapura shiu dhe ulje graduale e temperaturave. /UBT News/