UBT News

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, shkruan në njoftimin e IHMK-së.

https://www.facebook.com/ihmk.rks/photos/a.3666012553440577/6057198380988637/?type=3

Exit mobile version