UBT News

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.

Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Exit mobile version