Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë një mot me diell por dhe vranësira.
Temperaturat minimale sillen nga -6 deri në -3, ndërsa ato maksimalet e ditës do t’i kemi deri në 7° Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se këto ditë do të ketë dhe ulje të temperaturave. /UBT News/