Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.