Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i freskët dhe me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Vranësira pritet të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.