UBT News

Paraqitjet që bënë revolucion në botën e modës

Në të kaluarën ishte i rregulluar kodi i veshjes në “Oscars”. Meshkujt duhej të vishnin kostum të zi e gratë fustane elegante. Mirëpo rregullat kanë ndryshuar përgjatë viteve.

Julia Roberts, 1990

Julia Roberts edhe pse e konsideronte veten pa stil, ajo shfaqej me veshje spektakolare në tepihun e kuq. Ajo nuk njihej vetëm për stilin e flokëve dhe buzëqeshjen, por edhe për guximin e saj.

Në ceremoninë e “Golden Globes” të vitit 1990, ajo u shfaq me një kostum të gjerë të markës Armani.

Juliette Binoche, 1997

Veshja e Juliette Binoche në vitin 1997 vështirë se mund të thuhet që ishte fustan. Veshja prej kadifeje ishte diçka në mes të fustanit dhe një palltoje. Kjo veshje konsiderohej si njëra nga veshjet më të këqija në ceremoninë “Oscar”. Sidoqoftë, Binoche vlerësohet për guximin e saj.

Sharon Stone, 1996 dhe 1998

Sharon Stone theu rregullat e pashkruara dy herë. Në vitin 1996, ishte aksidentale. Aktorja planifikoi të shfaqej me një fustan të kreatores Vera Wang, por gjatë dërgimit të porosisë, kutia me fustanin ra nga kamioni. Disa sekonda më vonë, korrieri fatkeq u mbështet mbi të. Ngjarja ndodhi një ditë para ndarjes së çmimeve Oskar.

Dy vjet më vonë ajo zgjodhi t’i kombinonte rrobat e shtrenjta me gjëra të dyqaneve të lira. Ajo zgjodhi një fund të kreatores Vera Wang me një maicë të thjeshtë nga Gap. Madje maica ishte e bashkëshortit të saj të atëhershëm, Phil Bronstein.

Jennifer Aniston, 1999

Jennifer Aniston është ikonë mode. Veshjet e saj kombinohen lehtë.

Në vitin 1999, aktorja u shfaq në “Emmy Awards” me një fustan luksoz me shkëlqim. Këtë fustan e kombinoi me një stil flokësh që edhe tash praktikohet.

Halle Berry, 2002

Shumica e aktoreve shfaqen në “Oscars” me modele më ndryshe të flokëve. Në vitin 2002, Halle Berry mori vëmendje në “Academy Awards” jo vetëm me fustanin, por edhe me stilin e flokëve, që prej asaj kohe u bë trendi.

Helen Mirren, 2013

Në vitin 2013, Helen Mirren shkoi në premierën e filmit “RED 2” me një fustan emerald, e vëmendja ishte te takat e larta. 76-vjeçarja duket se i do këto taka. Më vonë ajo e pranoi se këto taka i kishte blerë për vetëm 39 dollarë në një butik.

Irina Shayk, 2014

Për eventet e rëndësishme, shumë personalitete të famshme zgjedhin veshje dhe bizhuteri në vlerë të mijëra dollarëve. Por kjo s’vlen edhe për modelen Irina Shayk. Në vitin 2014, ajo u shfaq në një event krah futbollistit Cristiano Ronaldo, atëkohë ish-partnerit të saj me një fustan të gjatë, i blerë në një dyqan të thjeshtë.

Nicole Kidman, 2017

Veshja e këpucëve ose aksesorëve të ndryshme nga njëra-tjetra, dikur krijonte huti te publiku. Por tani u bë trendi.

Në vitin 2017, marka Celvin Klein krijoi një koleksion të këpucëve që ishin me elemente të ndryshme nga njëra-tjetra. Kështu që Nicole Kidman u shfaq me këto këpucë në “Emmy Awards” në vitin 2017.

 Timothée Chalamet, 2019

Duket se meshkujt nuk duan të veshin më kostume klasike, dhe Timothée Chalamet është një prej tyre. Në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2019, aktori u shfaq me një kostum elegant argjendi të kreatorit francez, Haider Ackermann. Së bashku, kreatori dhe aktori kërkuan mënyra për ta pasqyruar personalitetin e tij përmes veshjes.

Chloé Zhao, 2021

Tani askush s’befasohet nga kombinimi i një fustani më elegant me mbathje sportive. Dhe kurora i takon Chloé Zhao. Duket se asaj i pëlqen rehatia.

Frances McDormand, 2021

Frances McDormand, që shkëlqeu në filmin “Nomadland”, njihet për qëndrimin e saj në tepihun e kuq. Ajo i qëndron besnike principeve të saj: këtë vit u shfaq në tepihun e kuq me një fustan të thjeshtë dhe pa grim e pa flokë të stiluara.

 Questlove, 2021

Muzikanti dhe DJ Questlove tërhoqi shumë vëmendje për shkak të një detaji të veshjes së tij. Pantallonat e tij të zeza të gjera dhe këmisha me të njëjtën ngjyrë u plotësuan me mbathje ngjyrë ari, jo të zakonta./UBTNews

Exit mobile version