Dua Lipa ka dëshmuar se ky vit ka qenë i saj, duke nisur nga sukseset në muzikë, ku albumi i saj ka qëndruar në top-listat botërore për muaj të tërë e deri tek bashkëpunimi me markat më të njohura në botë si Versace e Puma.
Gjatë gjithë këtij suksesi, Dua nuk është ndalur duke punuar edhe në fusha të tjera, si ishte së fundi lansimi i platformës Service95.
Megjithatë, ky artikull ka për qëllim të listojë paraqitjet më të bukura të Dua Lipës gjatë këtij viti. Ndonëse pandemia e koronavirusit nuk ka lejuar që të mbahen shumë evente si viteve të kaluara, Dua ka shkëlqyer në secilën prej tyre./UBTNews/