Grasshopper Club Zurich ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës së re me futbollistin shqiptar Elvir Zukajn, një tjetër talent nga skuadra e të rinjve.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar nga Sursee e filloi karrierën e tij në FC Lucerne në U17. Kjo u pasua nga periudha në SC Cham, FC Wohlen U23 dhe së fundmi FC Kosova përpara se të kalonte në U21 të GC Zurich në vitin 2022.
Drejtori sportiv Stephan Schwarz tha: “Elvir ishte tashmë pjesë e ekipit sezonin e kaluar. Ne mezi presim zhvillimin e tij dhe të mbajmë një tjetër talent nga ekipi ynë i të rinjve“.
Ndërkaq, Elvir Zukaj shprehet i kënaqur: “E vlerësoj besimin që GCZ më ka dhënë. Do të bëj më të mirën për klubin dhe do të pres me padurim mundësitë që do të më ofrojë sezoni i ardhshëm”.
Grasshopper Club Zurich mezi pret të vazhdojë të punojë me Elvir Zukajn dhe i uron suksese.