Shërbimi i transmetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paramount+ do të lansojë filmin e shtatë të “Paranormal Activity” për Halloween (në muajin tetor).
Fillimisht ky film ishte paraparë të lansohej në mars të vitit 2021, por u shtye për fundvit për shkak të pandemisë.
“Paranormal Activity” u lansua më 2007, dhe i dha fund me pjesën “Paranormal Activity: The Ghost Dimension” më 2015. U promovua si filmi i fundit para se të zbulohej edhe filmi i shtatë.
Filmi, i cili drejtohet nga William Eubank (Underwater), është një nga tre deri në katër pjesë që Paramount planifikon të sjellë në shërbimin e transmetimit çdo vit./UBTNews