Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të parandalojnë një kamion, i cili transportonte 13 mijë e 440 litrave etanol.
Në një komunikatë për media Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kamioni vinte nga Mitrovica ndërsa malli ishte me origjinë nga Serbia.
“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këtë rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra alkool koncentrat 96% Etanol me vlerë prej 23.923.20€ (me origjinë nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrimet Doganore të llogaritura për këtë rast janë 83,253.27 Euro”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar.