Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sulmet”, ka thënë ai në lutjet e së dielës në Vatikan.
“Në emër të Zotit, ju lutem ta ndalni këtë masakër”, deklaroi ai tutje.
Papa deklaroi që bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe shënjestrimi i civilëve është “barbare” dhe nuk ka “arsye valide strategjike”, shtoi ai tutje./UBTNews/