UBT News

Papa Françesku do të vizitojë Bahreinin – shtëpia e kishës më të madhe katolike në Gadishullin Arabik

Papa Françesku do të vizitojë në nëntor Bahreinin, shtëpia e kishës më të madhe katolike në Gadishullin Arabik, tha Vatikani të mërkurën.

Françesku, 85 vjeç, do të jetë Papa i parë që viziton vendin me shumicë myslimane të Gjirit, sipas Vatican News.

Papa Françesku ka qenë nën urdhrat e mjekut për të ngadalësuar shpejtësinë [e lëvizjeve], pasi ka qenë duke vuajtur nga një gju, gjë që e ka detyruar të përdorë një karrige me rrota dhe të anulojë disa ngjarje.

“Duke pranuar ftesën e autoriteteve civile dhe kishtare, Papa Françesku do të bëjë udhëtimin apostolik të paralajmëruar në Bahrein nga 3 deri më 6 nëntor të këtij viti”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të Vatikanit.

Ai do të vizitojë qytetet Manama dhe Awali.

Udhëtimi vjen pas një tjetër udhëtimi në një vend me shumicë myslimane, pas vizitës së Françeskut në Kazakistan në fillim të këtij muaji./UBTNews/

Exit mobile version