UBT News

Papa: Bombardimi i qendrës tregtare në Ukrainë është sulmi më i fundit barbar

Papa Françesku e quajti të mërkurën bombardimin e një qendre tregtare të mbushur me njerëz në qytetin e Kremenchuk si të fundit në vargun e sulmeve barbare kundër Ukrainës.

Ukraina tha se të paktën 18 njerëz u vranë dhe rreth 60 u plagosën të hënën nga një sulm raketor rus. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte goditur një objektiv legjitim ushtarak në qytet dhe se qendra tregtare nuk ishte në përdorim. /UBTNews/

Exit mobile version