Drejtori teknik, Paolo Maldini thotë se Milani nuk do të tërhiqet në luftën për ta fituar këtë edicion titullin e kampionit në Itali.
Maldini pranon se nuk e ka pritur një ecuri kaq të mirë dhe se rezultatet e këtij viti shtyjnë atë të mendoj se ekipi kuqezi është gati të luftoj për titull të kampionit.
“Ne nuk po kërkojmë të përmirësohemi, por për të arritur sukses. Sinqerisht nuk e kam pritur një ecuri të tillë, por e kam nuhatur këtë sukses qysh në janar, para se bota të mbyllej nga pandemia. Rezultatet e këtij viti na tregojnë se Milani do të luftojë për titull”, ka thënë Maldini në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Milani është lider i Italisë me 26 pikë në dhjetë ndeshje dhe janë të pamposhtur në 22 ndeshje rresht në Serie A./UBTNews