Kanye West dhe Irina Shayk tashmë kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Reperi u pa me ish të dashurën e Bradley Cooper, në një udhëtim shumë romantik në Francë për ditëlindjen e tij të 44-të vetëm disa muaj pasi u nda Kim Kardashian.
Në imazhet ekskluzive të marra nga DailyMail.com, Kanye mund të shihet duke bërë një shëtitje romantike me Irinën, 35 vjeç, në Provence, Francë, ku ata po qëndronin në një hotel luksoz bashkë, me emrin Villa La Coste.
Në mënyrë të qartë, dyshja e dashur u panë të martën e cila ndodhi të jetë ditëlindja e 44-të e reperit. Të njëjtën ditë, Kim, 40 vjeç, i postoi një urim atij në rrjetet sociale, duke shkruar: ‘Urime ditëlindjen. Do të dua përjetë’.
Thashethemet për romancën e çiftit filluan në fund të muajit të kaluar, me pretendimet se Kanye ishte ‘fshehurazi’ duke dalë me supermodelen ruse, e cila ndan një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.
DailyMail.com ka mësuar se Kanye dhe Irina mbërritën në hotel të dielën, duke qëndruar për tre net para se të niseshin rreth orës së drekës të mërkurën.
Reperi besohet se ka rezervuar të gjithë hapësirën luksoze, e cila ishte e mbyllur për publikun gjatë qëndrimit të tyre.
Gjatë pushimeve të tyre, çifti mund të shihej gjithashtu tek kalonin momente së bashku pranë skulpturës Giant Crouching Spider nga Louise Bourgeois në Qendrën e Artit Château La Coste. Franca ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar për yllin Yeezy, i cili ka kaluar një kohë të gjatë atje me ish-gruan e tij Kim – pasi që “e kishte çuar me vrap” në Paris kur filluan të takoheshin për herë të parë në 2012.
(Përktheu dhe përshtati UBT News)