Pamela Anderson ka paraqitur kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Dan Hayhurst.
Sipas Rolling Stone, ylli i Baywatch ka paraqitur dokumente divorci në Kanada, ku ajo dhe Hayhurst u transferuan pas dasmës. Çifti ishin martuar në prag të Krishtlindjeve në vitin 2020.
Lajmi vjen pasi Hayhurst, u pretendua se kishte tradhtuar ish të dashurën me yllin.
“Vendosa të flas sepse dua që njerëzit të dinë se marrëdhënia ime gati pesëvjeçare, me tre fëmijë të përfshirë, përfundoi për shkak të lidhjes që Pam dhe Dan filluan ndërsa ai ishte ende me mua”, tha e dashura e Hayhurst, Carey për The Sun.
Pamela u martua fillimisht me Tommy Lee, Kid Rock, Rick Salomon dy herë, Peters dhe Hayuhurst./UBTNews/