UBT News

Paltrow flet për largimin nga aktrimi: Nuk më mungon

Gwyneth Paltrow ka folur së fundmi për largimin e saj nga aktrimi. Në një intervistë për TODAY me Willie Geist, CEO i Goop, Gwyneth deklaroi se nuk e merr malli për aktrimin dhe i pëlqen puna që bën tani, si një sipërmarrëse.

“Me të vërtetë nuk më mungon. Mendoj se jam shumë me fat që arrita të aktroj.Ekipi është gjithmonë duke u përpjekur të më shtyjë të bëj një film, por unë me të vërtetë e dua atë që bëj dhe më pëlqen sa e menjëhershme është dhe se si ne jemi në gjendje të krijojmë produktin në të cilin besojmë kaq shumë”, deklaroi ajo.

Mirëpo fituesja e çmimit Oscar zbuloi se planifikon të kthehet për të përmbushur një premtim për nënën e saj, Blythe Danner.

Në vitin 2019, Paltrow foli për largimin gjatë një bisede me Harry Kargman, themeluesin dhe CEO të Kargo, për një panel në Javën e Reklamimit në Nju Jork.

“Nuk do të thoja që jam aq e apasionuar pas kësaj.… Kam pasur shumë fat, gjë që çoi në një karrierë shumë të mirë filmike. Në një moment të caktuar u ndjeva si nuk ishte ajo që doja të bëja… kështu që u fokusova tek biznesi”, tha ajo për krijimin e Goop.

Gwyneth  shpjegoi gjithashtu se “një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u shua” për shkak të “vështrimit intensiv publik” të të qenit një aktore e re në Hollywood./Lapsi.al

Exit mobile version