UBT News

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës pas fazave të një ofensive tokësore

Një numër i madh palestinezësh po vazhdojnë të largohen nga Qyteti i Gazës pasi ushtria izraelite filloi fazat e para të një ofensive tokësore, thonë zyrtarët në qytet.

Trupat izraelite kanë krijuar një pikëmbështetje në periferi të qytetit i cili është shtëpia e më shumë se një milion palestinezëve pas ditësh bombardimesh intensive dhe zjarri artilerie, raporton BBC.

Kjo ka bërë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të ripërtërijë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin që një sulm do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme.

Izraeli dëshiron të sinjalizojë se po ecën përpara me planin e tij për të pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

Rreth 60,000 rezervistë po thirren për fillimin e ofesivws për të liruar personelin në detyrë aktive për operacionin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se po shkurton afatet kohore për kapjen e asaj që ai e përshkroi si fortesat e fundit të terrorit në Gaza.

Në një deklaratë, Hamasi akuzoi udhëheqësin izraelit për vazhdimin e një lufte brutale kundër civilëve të pafajshëm në Qytetin e Gazës dhe kritikoi atë që e quajti shpërfillje e tij për një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit rajonalë.

Izraeli ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht planit.

Exit mobile version