UBT News

Pakistani fillon vaksinimin e fëmijëve

Pakistani po fillon me vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lartë pas rënies së vdekshmërisë nga COVID-19 në të gjithë vendin.

Njoftimi u dha nga ministri Asad Umar. Ai shkroi në Twitter se Qeveria së shpejti do të lansojë një kampanjë për të vaksinuar fëmijët në shkolla, por nuk dha datë të saktë.

Pakistani aktualisht po ofron vaksina falas për adoleshentët dhe të rriturit.

Në Pakistan u raportuan 41 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 400 raste të reja në 24 orët e fundit. Është hera e parë nga korriku që Pakistani konfirmoi më pak se 1 mijë e 500 raste./UBTNews

Exit mobile version