Milani lëshoi epërsinë prej 2-0 ndaj Napolit për të barazuar 2-0 në fund duke mbetur kështu tri pikë prapa Interit që është lider i tabelës.
Edhe gjatë ndeshjes kishte momente kur lojtarë si Leao e Giroud shprehnin pakënaqësit e tyre mbi taktikat e vendosura në fushë nga trajneri Stefano Pioli.
Giroud pranoi se ishte i frustruar pas fishkëllimës së fundit dhe zbuloi se lojtarët nuk dinin nëse do të sulmonin apo të mbroheshin pasi Napoli kishte shënuar golin e parë.
Kjo ishte hera e dytë në një javë që një lojtar i Milanit shprehu hapur zhgënjimin. I pari ishte Davide Calabria, i cili foli me gazetarët pas humbjes 3-0 në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së javën e kaluar, duke thënë “Kushdo që nuk beson duhet të qëndrojë në shtëpi.”
Pioli u përgjigj menjëherë duke thënë: “Ka gabuar që e tha këtë. Nuk ka njeri që punon në Milanello pa fokusin apo intensitetin e duhur. Mund të ndodhë në gjendjen e momentit pas një ndeshjeje të thuash gjëra që nuk i mendon mirë”.
Milani është i treti në tabelën e Serisë A, tri pikë më pak se lideri Interi. Ata janë të katërt në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe nuk kanë shënuar ende një gol në një ndeshje evropiane këtë sezon.