UBT News

Pajaziti asiston në fitoren e Hajdukut, Brruti realizoi por goli iu anulua

Adrion Pajaziti ka dhënë kontribut në fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Hajduku triumfoi të hënën mbrëma në shtëpi me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të elitës së futbollit kroat.

Pajaziti asistoi në golin e dytë të Hajdukut, i cili u realizua në minutën e 55-të. Për mesfushorin 23-vjeçar ky ishte asistimi i dytë këtë sezon.

Pajaziti e kompletoi ndeshjen, ashtu si edhe Ron Raçi, ndërsa Etnik Brruti u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të.

Brruti arriti të shënonte në minutën e 91-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Te Lokomotiva, në pjesën e parë luajti Dominik Thaqi, ndërsa Dardan Morina u inkuadrua në minutën e 82-të.

Feta Fetai e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë.
D.L

Exit mobile version