Futbolli, si sporti më i ndjekur në botë, është shpesh i mbushur me momente emocionuese dhe të mrekullueshme në fushë. Megjithatë, prapa kësaj ekzistojnë sfida të mëdha që kanë të bëjnë me drejtësitë dhe padrejtësitë të cilat e bëjnë të vështirë përballjen e këtij sporti si një pasion global.
Një nga padrejtësitë më të zakonshme në futboll është ndikimi i gjyqtarëve në rezultatin e ndeshjeve. Në disa raste, vendimet janë të dyshimta dhe mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjën e pikëve dhe fatin e skuadrave. Ky fenomen rrit dyshimet dhe kritikat ndaj lojës dhe shpeshherë shkakton debate dhe polemika në media.
Manipulimi i ndeshjeve është një problem serioz në futboll dhe bëhet nëpërmjet grupeve kriminale e lojërave të fatit për përfitime financiare.
Në të njëjtën kohë, përveç padrejtësive një dukuri negative tjetër është edhe diskriminimi racor. Diskriminimi racor në futboll vazhdon të jetë një sfidë e pazgjidhur përderisa në fushë, përfshihen fyerje dhe sjellje të pakuptueshme, gjë e cila dëmton dhe ul imazhin e futbollit si një sport i hapur për të gjithë.
Për të adresuar këto sfida, është e nevojshme një përpjekje e përbashkët nga të gjithë futbolldashësit, përfshirë federatat sportive, klubet dhe lojtarët. Nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit, mbikqyrjes së ndaj sjelljeve të paligjshme dhe promovimit të vlerave të drejtësisë dhe barazisë, mund të ndërtojmë një mjedis më të shëndetshëm dhe më të drejtë për të gjithë ata që përfshihen në këtë sport./UBTNews/
Shkroi: Arti Haziraj