UBT News

Padisin djalin dhe nusen se nuk u dhanë … pasardhës!

 Një çift në Indi kanë paditur djalin dhe nusen, që janë të martuar që prej gjashtë vjetësh, për arsye s;u kanë dhënë “pasardhës”.

Sipas një lajmi në BBC, çifti 61 dhe 57-vjeçar Sanjeev dhe Sadhana Prasad në shtetin verior të Uttarkand, kanë thënë se të gjitha kursimet e tyre i kanë shpenzuar për rritjen e djalit, fëmijës së tyre të vetëm.

Sanjeev Prasad tha se ata e kanë mbështetur djalin e tyre në shumë mënyra, veçanërisht duke e dërguar në SHBA për një trajnim për pilot, duke shpenzuar 65 mijë dollarë në vitin 2006.

Çifti Prasad tregoi se ata e kanë martuar djalin e tyre Shrey Sagar, tani 35-vjeçar, në vitin 2016 me shpresën se gjatë daljes në pension “do të kenë një nip ose mbesë me të cilin do të mund të kalojnë kohën”.

Çifti rikujtoi se kanë paguar për dasmën e djalit në një hotel me pesë yje, për një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë, si dhe për një muaj mjalti jashtë vendit.

Në kuadër të padisë së pazakontë, nga çifti, nëse nuk kanë nip ose mbesë për një vit, kërkohet një dëmshpërblim prej rreth 650 mijë dollarësh.

“Të jesh gjysh dhe gjyshe është ëndrra e çdo prindi. Ata prej vitesh prisnin të bëheshin gjysh e gjyshe”, tha avokati i çiftit, AK Srivastava.

Përderisa padia e ngritur nga çifti pritet të vijë në rend dite në gjykatë më 17 maj, ende nuk ka asnjë shpjegim nga djali dhe nusja lidhur me rastin.

Exit mobile version