Pop ylli amerikan, Lizzo, ka thënë që supozimet e tre ish-valltarëve të saj për ngacmim seksual dhe për krijim të një ambienti armiqësor në punë.
“Zakonisht nuk zgjedh t’u përgjigjem supozimeve të rreme por këto s’ka se si të jenë më të pabesueshme, pasi tingëllojnë shumë skandaloze saqë të mos adresohen”, ka thënë Lizzo.
Tre nga ish-balerinët e Lizzo-s e kanë akuzuar këngëtaren për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune në një padi të ngritur të martën. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo i bëri presion njërit prej tyre që të prekte një interpretues nudo në një klub të Amsterdamit dhe i nënshtroi grupit në një audicion “torturues” pasi ngriti akuza të rreme se ata po pinin në punë.
Padia po ashtu përfshin akuza për ngacmime në baza fetare dhe racore./prive.al