UBT News

Pacolli takon shefin e diplomacisë turke: Turqia gjithmonë pranë popullit të Kosovës

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka takuar sot në Ankara shefin e diplomacisë turke Mevlüt Çavusoglu.

“Me mikun tim, ministrin e jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavusoglu, sot në Ankara biseduam për bashkëpunimin e afërt të dy vendeve dhe popujve tanë”, shkruan kreu i AKR-së.

“Ministri Cavusoglu dhe Turqia gjithmonë janë pranë popullit të Kosovës si njëri ndër aleatët kryesor”, shkruan Pacolli që aktualisht është deputet në kuadër të Grupit Parlamentar të LDK-së./UBTNWES

Exit mobile version