Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e dhjetë filmave të shkurtë që do të garojë për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku priti në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Erroll Bilibani. Në takim u diskutua për fushën e kinematografisë.
‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.