Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Uruguai ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Koresë së Jugut.
Të dyja kombëtaret tentuan ta gjejnë golin, por që dështuan ta regjistrojnë një goditje të vetme drejt kuadratit të portës.
Uruguai kishte 10 tentime për gol, krahas gjashtë sosh të Koresë së Jugut, por që asnjëra nga këto goditje nuk paraqiti rrezik të madh për portierët, Kim dhe Rochet.
Të dy kombëtaret e nisin aventurën në këtë Botëror duke ndarë pikët e barabarta, ndërsa tani renditen në pozitën e parë dhe të dytë në Grupin H.
Rezultati final, 0:0.