UBT News

Ozzy Osbourne thotë se po largohet nga ShBA, shkak dhuna me armë

Ozzy Osbourne është britanik me prejardhje, por kalifornian sipas dëshirës. Osbourne dhe gruaja e tij, Sharon, po rikthehen në rezidencën Buckinghamshire pasi jetuan më shumë se 20 vjet në Los Angeles.

Jeta e familjes Osbourne në Kaliforni u dokumentua përmes serialit “The Osbournes” që u transmetua në vitet 2000.

Dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arsyeja që po e rikthen atë në Britani të Madhe, deklaroi ai për Observer.

“Jam ngopur me rastet e njerëzve që vriten çdo ditë”, tha ai për dhunën me armë në ShBA.“Zoti e di se sa njerëz janë qëlluar si pasojë e të shtënave në shkolla. Dhe në atë koncert pati të shtëna masive në Vegas… është çmenduri“.

Ai gjithashtu tha se nuk do që të vritet në ShBA.

“Jam anglez. Unë dua të kthehem”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version