Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, është takuar në New York me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Presidentja Osmani ka shkruar se ky takim erdhi pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë.
Gjatë takimi me Hanrahan, ajo ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.
“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani./S.K/KP/