UBT News

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, shprehu mirënjohje për angazhimin e ushtarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me udhëheqësin e misionit të NATO-s në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Barduanit dhe trupave të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me institucionet vendore të sigurisë.

Ajo ritheksoi se partneriteti i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit./D.B/EO

Exit mobile version