Presidentja, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rohde tha se është i shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë.
“Faleminderit Zonja Presidente për diskutimin e mirë! Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit“, thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeparlamentarin pas 58 tentimeve për konstituim të Kuvendit.
Procesi i konstituimit pësoi ‘ngërç’ edhe në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Kryeparlamentari Basha mbylli seancën konstituive pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb./D.B/KP