Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Bide dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.
Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.
“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.
Thank you to @POTUS & Chancellor #Merkel for sending a clear message of support for EU integration of the WB, in their joint declaration.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 16, 2021
With your support, we will strongly counter those who try to destabilise our region.
We are stronger when we stand together. 🇽🇰 🇺🇸 🇩🇪 🇪🇺
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti amerikan, Joe Biden, përderisa e priti në takimin lamtumirës në Uashington kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka ngritur shqetësimin e tij para zonjës Merkel rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ata u pajtuan që Moska nuk mund të lejohet që ta përdorë energjinë si armë. /KultPlus