UBT News

​Osmani në samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale./S.K/KP/

Exit mobile version