UBT News

Osmani në bisedë telefonike me Hanrahan: U përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës me SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Brendan Hanrahan.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se me diplomatin amerikan bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me SHBA si partner strategjik.

“Sot pata një telefonatë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë,Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ditë më parë SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën për veprimet e Qeverisë aktuale në detyrë./S.K/KP/

Exit mobile version