UBT News

Osmani i ndau ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’ regjisores Blerta Basholli

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’ regjisores Blerta Basholli, pas suksesit të filmit “Zgjoi”.

Lajmin e ka kumtuar regjisorja Basholli, e cila vlerësoi se është nder i shumëfishtë nga Osmani.

“Nderin që na e ka bërë Presidentja Osmani është nder i shumëfishtë. Jo vetëm për mua dhe ekipin e filmit ZGJOI, por është nder për shkak të tematikës të cilën trajton, për zonjën Fahrije Hoti dhe zonjat e tjera inkurajuese si ajo, për Presidenten, Grua e suksesshme si në fushën akademike ashtu edhe ate politike, për komunitetin artistik, i cili ka nevojë për më shumë vëmendje nga shteti, për vet Kosovën.  Këtë medalje të meritave ia dedikojmë zonjës Fahrije Hoti, e cila është edhe simbol i të gjitha grave të Kosovës, të cilat përkundër humbjeve që pësuan nga lufta e fundit në Kosovë, përkundër paragjykimeve e pengesave serioze nga shoqëria, përkundër mbështetjes aspak të mjaftueshme nga shteti, ato me kokën lartë vazhduan, punuan, edukuan fëmijë dhe patën sukses në çdo aspekt. Na dhanë shembull model se si duhet të vazhdojmë të punojmë edhe ne të tjerët, qofshim gra apo burra”, shkroi ajo mes tjerash.

Basholli përmes një shkrimi në Facebook e falënderoi zonjën Fahrije Hoti, tregimi i së cilës u përcoll nga ky film që bart shumë emocion te publiku. Ajo ia dedikoi këtë medalje Fahrijes.

“Këtë medalje të meritave ia dedikojmë zonjës Fahrije Hoti, e cila është edhe symbol i të gjitha grave të Kosovës, të cilat përkundër humbjeve që pësuan nga lufta e fundit në Kosovë, përkundër paragjykimeve e pengesave serioze nga shoqëria, përkundër mbështetjes aspak të mjaftueshme nga shteti, ato me kokën lartë vazhduan, punuan, edukuan fëmijë dhe patën sukses në çdo aspekt. Na dhanë shembull model se si duhet të vazhdojmë të punojmë edhe ne të tjerët, qofshim gra apo burra. Tregimi i zonjës Fahrije Hoti është një tregim inkurajues për secilin prej nesh, andaj e falenderoj edhe publikisht për shembullin që na e ka dhënë për fuqizimin e gruas në vend edhe kur ai fuqizim duket i pamundur, përcillet me pengesa e me shumë dhimbje. Faleminderit znj. Fahrije Hoti që ndave këtë pjesë të jetës tënde me ne! Je dhe do të jesh inspirimi im, por edhe i shumë të tjerëve përherë”, shkroi ajo më tej.

Regjisorja e filmit falënderoi edhe kastën e aktorëve dhe personave të tjerë që dhanë kontribut në realizimin e këtij filmi.

MEDALJE PRESIDENCIALE E MERITAVE Për kontributin e dhënë në fushën e kulturës Nderin që na e ka bërë Presidentja Osmani…

Posted by Blerta Basholli on Friday, February 19, 2021

Filmi “Zgjoi” ka shënuar histori në festivalin e filmit në Sundance. Ky film mori tri çmimet kryesore në këtë festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews

Exit mobile version